SHBA ndalin ndihmat ushtarake për Egjiptin

09/10/2013 02:35

Shtetet e Bashkuara do të ndalin ndihmat e dhëna ndaj Egjiptit, për shkak të grushtit të shtetit të muajit korrik, kundër presidentit Mohamed Morsi, dhe trazirave të ndodhura gjatë gjithë kësaj periudhe, që pas kësaj ngjarjeje, bëri të ditur një zyrtar amerikan gjatë së martës.

Administrata Obama tërhoqi disa ndihma ushtarake ndaj Egjiptit që në muajin gusht. Zyrtari amerikan, duke folur në kushtet e anonimitetit, tha se pezullimi i plotë ka qenë pasojë e “disa ngjarjeve të grumbulluara”, përfshi dhunën e ushtruar së fundi ndaj protestuesve, dhjetra prej të cilëve janë vrarë gjatë fundjavës së kaluar.

Pezullimi do të hyjë formalisht në fuqi gjatë ditëve në vijim, njoftoi zyrtari në fjalë.

Shtetet e Bashkuara nuk i kanë njoftuar ende egjiptianët rreth vendimit për të ndalur ndihmat ushtarake, tha një tjetër zyrtar i lartë amerikan. Lajmi zyrtar nuk pritet të bëhet gjatë së mërkurës, teksa ishte shtyrë prej disa kohësh dhe në disa raste, tha përfaqësuesi amerikan.

Përveç pezullimit të disa ndihmave ushtarake në fillim të këtij viti, ka pasur gjithashtu edhe një ulje e ritmit të dërgesave ushtarake nga Shtetet e Bashkuara drejt Egjiptit, ku përfshihen edhe avionët F-16.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA