Video/ Goditet me dron konsullata e SHBA-së në Dubai, nuk raportohet për viktima Për të dytën ditë me radhë protestuesit kurdë u përleshën me policinë në provincën Cizreh, pasi manifestimi kundër masave të reja të qeverisë, u përshkallëzua në dhunë.
Protestuesit sulmuan me gurë, fishekzjarre dhe bomba molotov policinë, ndërsa kjo e fundit u përgjigj me topa uji dhe gaz lotsjellës.
Mediat turke njoftojnë se nuk ka viktima nga përleshjet, ndërsa raportohet për të plagosur dhe dhjetra të arrestuar.
Trazirat nisën pas refuzimit të politikanëve kurdë të një pakete reformash të propozuar nga partia e kryeministri Erdogan duke thënë se masat nuk kishin si synim që t’i jepnin fund konfliktit 20-vjeçar.
Masat u publikuan nga vetë kryeministri Recep Taip Erdogan. Kryeministri propozoi reduktimin e pragut zgjedhor prej 10%, që është një pengesë për pjesëmarrjen në Parlament të partive kurde dhe forcave të tjera më të vogla përfaqësuese të pakicave kombëtare.
Në bazë të reformës, qytetet me mbizotërim të popullsisë kurde do të lejohen që të përdorin gjuhën dhe emrin e tyre.
Por këto masa u kundërshtuan nga udhëheqësit politikë kurdë që thanë se propozimet nuk plotësojnë kërkesat e popullsisë kurde dhe i refuzuan ato.
Top Channel