Video/ Goditet me dron konsullata e SHBA-së në Dubai, nuk raportohet për viktima Mijëra ekstremistë islamikë në Britani e shikojnë publikun britanik si
një objektiv legjitim për sulmet e tyre, ka paralajmeruar shefi i ri i Shërbimit britanik të Sigurisë, Andrew Parker.
Sipas tij Britania do te perballet me te pakten nje tentative te madhe per sulm terrorist, çdo vit gjate viteve te ardhshme. Ky eshte paralajmerimi qe ka bere Andrew Park, shefi i Sherbimit Sekret Britanik MI5, ne fjalimin e tij te pare, qe kur mori postin ne muajin prill.
Al Kaeda dhe grupet e tjera te lidhura me te ne Pakistan dhe Jemen perfaqesojne rrezikun me te drejtperdrejte dhe me imediat per Britanine theksoi shefi i sherbimit sekret MI5.
“Te qenit nen radarin tone, nuk do te thote se jane nen mikroskopin tone”, shtoi Parker, i cili ka nje eksperience 30-vjeçare ne sherbimet sekrete, nderkohe qe ai ka qene drejtori i antiterrorit ne kohen e sulmeve terroriste ne Londer ne 2005-en.
Duke iu referuar Sirise, z.Parker tha se nje pjese e madhe e punes se sherbimit sekret ka te beje me individe qe jetojne ne Britani dhe shkojne per te luftuar atje. Ka qene nje shqetesim i madh per Qeverite perendimore fakti qe xhihadistet me qender ne Britani, nje dite mund te rikthehen ne Britani nga fushë-betejat ne Siri dhe aplikojne pervojen e atjeshme ndaj popullsise britanike.
Shefi i Sherbimit Sekret britanik ne nje fjalim me salle te mbyllur per publikun, deklaroi se gjate muajve te pare te ketij vitit, ka pasur kater procese te medha qe lidhen me komplotet terroriste.
Top Channel