Video/ Goditet me dron konsullata e SHBA-së në Dubai, nuk raportohet për viktima Në Azerbajxhan po votohet për të zgjedhur presidentin. Kreu aktual i
shtetit të pasur me naftë, Ilham Alijev synon të fitojë mandatin e
tretë.
Qendrat e votimit u hapën në orën 08.00 me oren lokale dhe do te mbyllen në orën 20.00. Mbi pese milione zgjedhës pritet te votojnë, në 5000 qendra, në të gjithë vendin. Kandidati kryesor i opozitës, perfaqesuesi i koalicionit te partive është profesori 61-vjeçar i historise Xhamil Hasanli.
Zgjedhja e parë e Këshillit Kombetare te Forcave Demokratike ishte shkrimtari i njohur Rustam Ibragim/Bekov, të cilit iu ndalua të kandidonte për shkak të dy shtetesise se tij, ruse dhe azerbajxhanese. Pas tij u zgjodh, Xhamil Hasanli.
Ilham e trashegoi presidencën nga ai ati, Geidar Alijev në vitin 2003. Azerbajxhani, nje vend kryesisht mysliman, me 9 milione banore- ka shenuar progress, duke rritur standartet e jeteses, prej vitit 1991 kur fitoi pavarësinë, por nuk kane qene te pakta kritikat për shkeljen e te drejtave të njeriut gjatë presidencës së Alijev dhe të atit Geidar.
Në vitin 2009, Alijev ktheu në ligj, amendamentin kushtetues qe hiqte kufizimet për dy mandatet e njepasnjeshme për postin e presidentit te vendit, kesisoj ai hapi rrugen për të kandiduar për një mandate të trete.Dy jave perpara zgjedhjeve-duke iu referuar sondazhit te kryer nga kompania amerikane “Arthur Xhej Finkelshtein & Asosiejts- rreth 86 % e qytetareve mbeshtesin Alijev, por rrjetet sociale mund te kene influencë te rinjte, ne vendin ku media shteterore eshte nen kontrollin e shtetit. Në të shkuarën, Organizata per Sigurine dhe Bashkepunimin ne Europe, OSBE ka vleresuar se zgjedhjet ne Azerbajxhan nuk i kane permbushur standartet nderkombetare. Per kete arsye jane derguar 300 vëzhgues për të monituar zgjedhjet presidenciale te 9 tetorit.Mes Iranit dhe Rusise, Azerbajxhani eshte nje prej furnizuesve te rendesishem te energjise ne Europe dhe nje rruge tranziti per trupat amerikane ne Afganistan. Sipas kritikeve – pikerisht kjo ka detyruar perendimin te mbylle syte perballe rekordin e ulet te te drejtave te njeriut ne Azerbajxhan.
Top Channel