Strasburgu rrëzon vrasësit e Azemit

Pretendimet e Jaho Mulosmanit dhe Izet Haxhisë, të dënuar nga drejtësia
shqiptare për vrasjen e Azem Hajdarit  dhe badigardit të tij Besim Cera u
rrëzuan edhe në Gjykatën e të Drejtave te Njeriut ne Strasburg.

Në vendimin e Gjykates se Strasburgut, te zbardhur kete te marte, konkludohet se nuk u gjet dhunimi i të drejtave te njeriut nga ana e institucioneve shqiptare, e per kete arsye Gjykata e deklaron kerkesen e Haxhise dhe Mulosmanit te papranueshme.  

Në vendim thuhet se për të dyja rastet nuk zbulohet ndonje element pandershmerie gjate gjykimit dhe se gjykata nuk gjeti asnje arbitraritet ne vleresimin e fakteteve ndaj dy ankuesve.

Duke iu referuar fakteve kryesore, gjykata e Strasburgut kujton se ne mbremjen e 12 shtatorit 1998 Azem Hajdari, deputet i PD-së me nje prej badigardeve te tij u qelluan per vdekje. Menjehere pas vrasjes kreu i PD-së Sali Berisha beri nje deklarate publike duke akuzuar Mulosmanin per vrasje. Ne lidhje me kete ankese te Mulosmanit per deshtimin e Gjykates Shqiptare per te marre ne pyetje Berishen si deshmitar ne referim edhe te deklarates se mesiperme, Gjykata e Strasbugut nenvizon se Berisha nuk ka qene nje deshmitar okular per vrasjen. dhe deklarata e tij publike e bere menjehere pas vrasjes se Azem Hajdarit nuk eshte paraqitur si fakt gjate gjykimit.

Zoti Mulosmani,- thote Gjykata,- nuk argumentoi se si paraqitja e Berishes ne procesin gjyqesor do te kishte qene vendimtare per gjykimin. Ne lidhje me pretendimin se deklarata e Berishes kishte shkelur prezumimin e pafajesise, Gjykata vlereson se megjithëse Mulosmani u akuzua nje vit pas ngjarjes, konsiderohet se kjo deklarate ka patur impakt te vazhdueshem, megjithate Berisha nuk veproi si nje zyrtar publik dhe ne ate kohe ai nuk mbante nje detyre publike dhe nuk ishte i perfshire ne hetimet per vrasjen e Azem Hajdarit. Berisha, sipas gjykates, e beri kete deklarate si individ privat ne detyren e kreut te partise qe eshte e pavarur nga shteti.

Top Channel