Të paktën katër të vdekur pas shembjes së një ure në Spanjë, një i shpëtuar dhe dy të zhdukur
Paraja e gjelbër lëviz botën është një shprehje mjaft e njohur që
pasqyron mjaft qartë ndikimin e madh amerikan në botë. Këtë dollari
amerikan do të vazhdojë që ta bëjë, por jo më me ngjyrën tradicionale të
gjelbër, pasi SHBA ka vendosur të ndryshojë pjesërisht kartmonedhat e
saj.
Për aresye sigurie dhe për ta bërë më të vështirë falsifikimin e tyre, autoritetet amerikane kanë prodhuar dhe nxjerë në treg një kartmonedhë të re 100 dollarëshe e cila ka edhe ngjyra të tjera vec të gjelbrës historike.
Sigurisht që kjo është ngjyra që dominon, por nuk mund të mos vihen re nuancat e tjera. Sipas autoritetet amerikane, prodhimi i kësaj kartmonedhe të re kushton dicka më shumë, por eleminon shumë defekte të serisë së vjetër që është një prej më të falsifikuarave në botë. Këto kartmonedha të vjetra do të grumbullohen dhe shkatërrohen gradualisht ndërsa kalojnë në duart e autoriteteve federale.
Top Channel