Banorë të Lushnjës, punonjës të Bashkisë dhe nxënës shkollash ju
përgjigjën thirrjes për dhurim gjaku në ndihmë të talasamikeve.

Banka e gjakut ne kete qytet qe ju sherben qindra personave beri thirrje per dhurim per shkak se te semuret nuk kishin me mundesi te merrnin gjak, shume te nevojshem per te jetuar. Nje nga 300 femijet talasemike ka falenderuar dhuruesit. “Vlerësojmë të gjithë dhuruesit vullnetarë të gjakut. Ky është një akt njerëzor, kush dhuron gjak dhuron jetë”, thotë Klea Çela.

“Të gjithë të bashkohemi sot dhe të kontribuojmë për të shpëtuar jetë, për të bërë që të jetojnë si të gjithë edhe 300 të sëmurë talasemikë të rrethit të Lushnjës”, thotë Fatos Tushe, kryetar i Bashkisë së Lushnjës.

Drejtuesi i organizates se dhuruesve vullnetare te gjakut ne Shqiperi, Natale Capodicasa beri thirrje qe ky dhurim te behet vazhdimisht. Dhurimi eshte bere ne ambientet e Bashkise se qytetit, e me pas kjo sasi gjaku eshte derguar ne banken e gjakut ne Lushnje ku çdo dite paraqiten me dhjetra talasemike qe kerkojne ndihme.

Top Channel