Eurodeputetët votuan të martën për ashpërsimin e ligjeve kundër duhanit, me qëllim që të bëjnë edhe më të vështirë aksesin e tij midis të rinjve.
Megjithatë, në votim nuk u kaluan disa dispozita ligjore të propozuara më parë, që do ta bënin ligjin edhe më të ashpër.
Parlementi Europian rrëzoi propozimin e Komisionit Europian për të trajtuar cigaret elektronike si produkte medicinale, një lëvizje që do të kufizonte shitjet.
Ata gjithashtu mbështetën vetëm një pezullim 5-vjeçar të cigareve me përbërje mentoli e të pasuruara me shinje të ndryshme, nga plani fillestar për një pezullim të plotë.
Cigaret e holla nuk bëhen pjesë e sanksioneve.
Me këtë vendim të Parlamentit, do të jenë ministrat e BE-së ata që duhet të vendosin për ratifikimin e ligjit, i cili duhet të miratohet njëkohësisht edhe prej parlamenteve kombëtare të vendeve anëtare.
Mes masave të tjera, eurodeputetët votuan për të reduktuar shënjat që paralajmërojnë problemet shëndetësore të duhanit në 65% të sipërfaqes së një pakete, nga 75% që ishte propozuar më parë.
Me aplikimin e direktivës së Komisionit Europian mbi ligjin anti-duhan, ndryshimet e reja mund të shndërrohen në një ligj duke nisur nga viti 2014.
Top Channel