Video/ Goditet me dron konsullata e SHBA-së në Dubai, nuk raportohet për viktima
Kryeministri australian Tony Abbott është përfshirë në një debat mbi deklarimin e shpenzimeve, më pak se një muaj pasi ka marrë detyrën.
Javën e kaluar zoti Abbott bëri një seri pagesash për të mbështetur dasmën e dy kolegëve të tij. Por të martën ai i ka hedhur poshtë deklaratat duke thënë se bëhej fjalë për dy evenimente sportive, që sipas tij ishin pjesë e angazhimit në komunitet.
Tony Abbott, që drejton një koalicion konservator, rrëzoi nga posti i kryeministrit rivalin Kevin Rudd në zgjedhjet e 7 shtatorit.
Duke folur në samitin e APEC në ishullin indonezian të Balit, zoti Abbot, një tip sportiv, ka deklaruar se bëhej fjalë për një eveniment në qytetin Port Mekkueri, ku në vitin 2011 ai vetë kishte marrë pjesë.
Ai gjithashtu mbrojti deklaratat e lidhura me një aktivitet disaditor bamirësie, duke thënë se udhëtimi e çoi atë në “qytete, komunitete dhe zona ku banorët rrallë shohin një politikan”. “Është diçka tërësisht legjitime për një anëtar parlamenti”, tha kryeministri.
Javën e kaluar, zoti Abbot pagoi në total 1.700 dollarë australianë, ose 1.600 USD, për të mbështetur dasmat e dy kolegëve, ish-aleatë politikë të tij në vitin 2006.
Top Channel