Xhamia e Plumbit, një nga xhamitë më të vjetra në Shqipëri, është drejt rrënimit.

Asnjë investim për restaurimin e saj nuk është bërë që prej më shumë se 40 vitesh. Xhamia ndodhet në qendër të qytetit të Vlorës dhe është ndërtuar rreth 500 vite më parë nga arkitekt Sinani.

Kjo xhami është edhe monument kulture.

Kleriku Hito Shanaj shprehet: “Situata nuk është e mirë pasi tani që vjen dimri kemi frikë për çatinë që mund të shembet. Po bëhet vetëm një punë e vogël për skoriet, por duhet shumë më shumë për ruajtjen e kësaj vepre.”

Në qarkun e Vlorës ka mjaft monumente kulture që kërkojnë ndërhyrje për tu shpëtuar nga dëmtimi.

Top Channel