Prej disa muajsh, rruga e re që lidh Vlorën me Levanin, e gjatë rreth 24 km dhe e inaguruar në 2011 në kohën e fushatës elektorale, prej muajesh po vuan mungesën e mirëmbajtjes së ruajtejes e dita-ditës po i zhduket sinjalistika e saj rrugore.

Prej muajesh vihet re një mungese e hekurave ndarës si dhe ata mbrojtës të autostrades, të cilët po grabiten për skrap.

Kavot e çelikut, bulonat, trasete ndarëse të rrugës po shkulen.

Ndërkohë që në shumë vende ka dëmtime të rënda të ndodhura nga aksidentet, dëmtime që nuk jane riparuar.

Edhe pse është caktuar një kompani për mirëmbajtjen e rruges, në shtratin e saj ku shpejtesia e lejuar eshte 110 kilometra në ore, ka gjithmonë mbetje gomash, zhavor, inerte të rena nga mjetet e rënda dhe bimësi në anët e rrugës, e cila mbulon edhe ato tabela te sinjalistikës që kanë mbetur pa u vjedhur apo dëmtuar.

Top Channel