“Kioskat”/ Zbardhen 12 raste vjedhjesh në Tiranë, arrestohet 23-vjeçari me precedent penal
Ministri Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj urdhëroi anullimin e kontratave të qerasë në territorin e Spitalit Universitar te Traumës, Tiranë ( ish- Spitali Ushtarak).
Sipas një njoftimi për shtyp, Ahmetaj ka urdhëruar të anullohen të gjitha kontratat e qerasë të lidhura mes subjekteve të treta për përdorimin e pasurisë shtetërore.
“Urdhëri synon implementimin e projekteve të përmirësimit të shërbimit dhe kthimin e te gjitha mjedisve ne perdorim te spitalit”, vijon njoftimi zyrtar.
Drejtoria e Spitalit Universitar të Traumës është vënë në dijeni për njoftimin dhe marrjen e të gjitha masave për organizimin dhe lirimin e menjëhershëm të ambienteve shtetërore në administrim të saj.
Top Channel