Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e katër personave, ku njeri
prej tyre në gjendje të rëndë ka ndodhur në hyrje të qytetit të Shkodrës
mëngjesin e të hënës.

Ne aksident jane perfshire dy automjete me targa te Shkodres. Asnje prej drejtuesve nuk ka hapur rrugen edhe pse ne ate ore te dites nuk ka patur qarkullim dhe kalimi ishte i lire.

Per pasoje kater personat qe ndodheshin ne automjetet e perfshira ne aksident kane marre demtime ne pjese te ndryshme ne trup. Drejtuesi i njeri prej automjeteve ndodhet ne gjendje te rende shendetësore dhe eshte derguar per ndihme me te specializuar ne spitalin ushtarak ne Tirane.

Grupi hetimor ne vendin e ngjarjes ka nisur hetimet per zbardhjen e shkaqeve te ketij aksidenti.

Top Channel