
Sëmundjet neurologjike që shkaktohen nga bllokimi apo çarja e enëve të
gjakut të trurit, po rriten me ritme të shpejta. Këto sëmundje janë
shkaku i tretë i vdekshmërisë dhe shkaku i parë i invaliditetit.
Mjeket neurologe thone se ne vendin tone numerohen rreth 4000 aksidente vaskulare, por nderkohe ne bote, sipas perllogaritjeve çdo 20 sekonda nje person preket nga kjo semundje dhe çdo ditë humbin jetën 2000 vetë.
Ndaj mjeket neurologë, profesorë të njohur nga Shqipëria dhe Londra, të mbledhur në një konference, i bëjnë thirrje qytetarëve që të mos neglizhojnë shenjat e para të saj.
“Konferenca që bëhet sot është që neve të japim mesazhin, të interesuarit
të mos humbin kohë po t’i kërkojnë urgjentistëve, radiologëve dhe
neurologëve, aty ku janë të bëjnë telekonsultën në minuta”, thotë
profesor Doktor Mentor Petrela.
Diagnoza e shpejte, sipas mjekeve, shpeton pacientin nga humbja e jetes apo dhe paralizat, qe jane nder pasojat e shpeshta te kesaj semundjeje.
“Fillimi në mënyrë të papritur i ndjesisë së një mpirjeje në njërën gjysmë të fytyrës, aq më tepër kur kjo mprirje mund të shoqërohet me mpirje të dorës apo të këmbës, ndonjë vështirësi momentale në të folur, ndonjë humbje e menjëhershme e pamjes qoftë në njërin sy, qoftë në të dy sytë, varësisht se mund të rikuperohet në pak orë, është shenjë alarmi. Këto shenja tregojnë se ka filluar të ndodhë një bllokim i enëve të gjakut të trurit. Nëqoftëse kjo diagnozë vendoset brenda tre-katër orëshit të parë, sot edhe në Shqipëri mundet të përdoret një medikament, i cili eliminon, e pengon ose e shkrin atë pjesë e trombit”, thotë mjekja neurologe, profesor Doktor Mira Rakacolli.
Ndersa, pacientet me tumore tashme nuk do te duhet te dalin jashte vendit, por mund te trajohen ne pavionin e Neurokirurgjise ne QSUT, fale aparaturave te reja te mberritura, qe nisin punen ne muajin tetor.
“Konkretisht një pjesë e trajtimit të tumoreve të keqformimeve të enëve të gjakut, të sëmundjeve funksionale mund të trajtohen tani me këtë teknologji. Më parë kjo nuk është bërë”, thotë profesor Doktor Mentor Petrela.
Profesori i njohur Henry Marsh i cili vjen nga ‘St George’s Hospital’ ne Londer vleresoi risine ne Pavionin e Neurokirugjise dhe ekipin e mjekeve tane, qe sipas tij, kane eksperience dhe pergatitjen e duhur.
Top Channel