
Në vazhdën kundra propagandës homoseksuale përpara të miturve në Rusi, një tjetër koncert po kërkohet të anullohet.
Është ai i Elton John, i parashikuar për t’u zhvilluar në Moskë në dhjetor. Komiteti i Prindërve Rus, i ka kërkuar presidentit Putin që ta anullojë koncertin e këngetarit gay, pasi sipas tyre, ai ka ndër mend që të shkelë ndalimin e propagandës homoseksuale.
Sir Elton John nuk ka bërë asnjë replike për momentin, por mediat e huaja raportojnë se për britaniken “The Guardian”, ai kishte dhënë një intevistë pak kohë më parë, ku ishte shprehur se kishte ndër mend të jepte një mesazh për komunitetin homoseksual rus.
Pak ditë më parë, kengetarja Selena Gomes anulloi koncertet e saj në Rusi. Shkak për këtë u bë mohimi i vizës së saj nga autoritetet ruse.
Mediat e komentuan anullimin e koncerit, si një zgjedhje të organizatorëve për mos ta përfshirë në polemikat mbi ligjin që ndalon propaganden gay.
Një promovues rus i eventit ka thënë se është procedura e marrjes së vizave nga artistët ndërkombetarë është bërë më e vështirë në Rusi, për të mbajtur larg perëndimorët që promovojnë të drejtat homoseksuale.
Thuhet se shkak per kete jane bere koncertet e Madones dhe Lady Gages nje vit me pare, ku Zonja Ciccone beri kritika te hapura mbi ceshtjen anti-gay, ndersa Lady Gaga tha se Rusia, ne mbremjen e koncertit ishte shtepia e saj dhe njerezit mund te ishin gay aty.
Ne fund te ketij qershori, Vladimir Putin firmosi ligjin, i cili denon çdo akt propagande homoseksuale perpara te miturve.
Denimet jane: gjoba nga 156 usd deri ne rreth 35 mije ne vartesi te rastit, ndersa per te huajt edhe 15 dite mase arresti, apo dhe deportim.
Top Channel