Prej disa ditësh, inspektorët tatimorë të Bashkisë së Tiranës kanë nisur
kontrollet në disa farmaci të kryeqytetit, ku kanë kërkuar që këto
subjekte të paguajnë taksë për kryqin e vendosur para këtyre objekteve
duke e konsideruar atë si reklamë.

Deri më tani, janë gjobitur rreth 50 farmaci të cilët skanë pranuar të paguajnë këtë taksë. Kryetari i Urdhrit të Farmacistëve Arjan Jaupllari në një deklaratë për mediat i ka bërë apel kryetari të Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha të ndalojë aksionin pasi ai është në shkelje të ligjit.

Nga ana tjeter Jaupllari i ka ëkrkuar dhe ministrisë së Shëndetësisë të rishohë ligjin për shërbimin farmaceutik në të cilin nuk përcaktohet nëse kryqi është reklamë ose jo.

Përveç problemit me simbolin e farmacive, kreu i Farmacistëve të Shqipërisë e ka konsideruar mjaft të nevojshëm rishikimin e ligjit për shërbimin farmaceutik, që ka 10 vjet që është hartuar dhe gjatë këtyre viteve i mungojnë shumë vendime të Qeverisë që do të shërbenin për të përmirësuar nevojat e sistemit farmaceutik.

Kryetari i Urdhërit të Farmacistëve është shprehur se ankesat e subjekteve farmaceutike ia ka përcjellë dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Top Channel