Vjelja e rrushit është kthyer tashmë në një traditë në Berat. Muaji shtator është kthyer në një muaj ku vjelja e rrushit fillon me një festë.

Prej vitesh ky qark ka patur traditë kultivimin dhe prodhimin e rrushit, ndërsa vitet e fundit ka filluar edhe prodhimi i verërave dhe rakisë.

Vjelja e ullirit edhe vjelja e rrushit nisin me festë e aktivitete në Berat. Cdo 22 shtator, në një nga kantinat më me produktivitet, kryhet vjelja e rrushit e cila kthehet në një festë të vërtetë.

Festa ka filluar nën tingujt e muzikës popullore dhe më pas grupe të rinjsh veshur me veshje tradicionale kanë rendur nëpër parcelat me vreshta ku kanë filluar vjeljen e frutit të pjekur.

Shportat e mbushura me rrush janë derdhur nëpër enë të stërmëdha ku grupe vajzash kanë filluar procesin e shtypjes së rrushit.

Top Channel