Vrau me thikë grekun, arrestohet në Vlorë 28-vjeçari

21/09/2013 00:00

Policia e Vlorës ka bërë të mundur ndalimin e 3 personave, 2 prej të
cilëve të shpallur në kërkim, ndërsa ka filluar 4 procedime penal në
ngarkim të punonjësve të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Vendor të
Bashkisë Vlorë për ‘shpërdorim detyre’.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se, në sajë të operacionit të koduar “Transferimi” u arrestuar 28-vjeçari Marjo Ramaj, i shpallur në kërkim për “vjedhje me pasojë vdekje” .

Ndalimi i tij u krye pasi ky shtetas dyshohet se më datë 6 shkurt 2010, në Petralona-Greqi  ka vrarë me mjet prerës në banesën e tij shtetasin grek me iniciale J. S.  Procedimi penal ndaj këtij shtetasi ka nisur në Greqi dhe është transferuar në Shqipëri. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale të “vjedhjes me pasojë vdekjen”.

28-vjeçari ka qenë i shumëkërkuar nga autoritetet greke dhe disa herë ka arritur t’i shpëtojë operacioneve për arrestimin e tij.

Gjithashtu, nga Strukturat Kundër Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë Qarku Vlorë kanë filluar 4 procedime penale,  në ngarkim të inspektorëve të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Vendor të Bashkisë Vlorë për veprën penale “shpërdorim i detyrës”.

Këto 4 procedime kanë filluar për 4 raste të ndërtimeve pa leje në qytetin e Vlorës të cilat janë evidentuar nga Strukturat e Drejtorisë së Policisë Qarku Vlorë dhe materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Top Channel