Një aksident i rëndë  rrugor  me  pasojë vdekjen e një 19-vjecari dhe
plagosjen e një personi tjetër ka ndodhur sot në mesditë në aksin
rrugorë Shkodër Muriqan në vendin e quajtur fshati Zus.

Makina me të cilën po udhëtonte viktima Shuajp Gradeci dhe i plagosuri Simon Mjeda, pas përplasjes me një tjetër mjet, përfundoi në lumin Buna.

Sipas policise, pas perplasjes, mjeti BMW me targa te Shkodres qe drejtohej nga 54-vjeçari Mjeda, doli jashtë  rruge, duke rënë në rrjedhën e lumit Buna. Për pasojë u plagos drejtuesi, ndersa 19-vjecari Gradeci humbi jeten dhe trupi i tij u nxorr nga lumi nga persona që ndodheshin aty pranë.

Policia vijon hetimet për shkakun e aksidentit, duke mbajtur në cilësine e përsonave të shoqëruar dy drejtuesit e automjeteve të përfshira në aksident.

Top Channel