Në fillim te ketij muaji, me urdher te prokurorit te Pergjithshem, Adriatik Llalla kane nisur diskutimet per ngritjen e nje njesie
speciale task force qe pritet te hetoje kultivimin e kanabisit
veçanerisht ne zonen e Lazaratit.

Burimet prane organit qendror te akuzes thane se funksionimi i kesaj njesia Task Force ka mundesi te konkretizohet ne fund te ketij muaji, ne nje kohe qe nuk behet e ditur se kush do te jene prokuroret qe pritet te jene pjese e saj.

Aktualisht organi i hetimit e ka nje njesi taks force, por ajo merret vetem me hetimin e korrupsionit dhe te krimeve ekonomike financiare. Sipas burimeve qe jane pjese e ketij grupi pune, mesohet se urdheri i Prokurorit te Pergjithshem eshte percjelle menjehere pas deklaratave nga pala italiane per identifikimin siperfaqeve te konsiderueshme te mbjella me kanabis ne Lazarat.

Por grupi i punes pritet ta zgjeroje njesine Task Force Antidroge, jo vetem per qarkun e Gjirokastres ku ndodhet Lazarati por ne te gjitha rrethet qe njihen pak a shume si kultivuese te bimes narkotike. Antidroga eshte sektor me vete ne Policine e Shtetit, dhe nese njesia Task Force Antidroge e Prokruroise se Pergjithshme finalizohet brenda kesaj periudhe ka shume gjasa qe te kete nje rikonceptim te kesaj strukture edhe per policine.

Top Channel