Misteri i zhdukjes së femijeve nga jetimorja e Athinës dhe përpjekjet e
fundit të shtetit helen për të hedhur dritë mbi të, kanë rizgjuar
besimin e një nëne në Korçë, e cila prej 9 vitesh kërkon fëmijën e saj
me shpresën se mund të jetë ende gjallë.

Nëna tashmë 47-vjeçare, e cila 9 vite më parë ka sjellë në jetë një foshnjë në klinikën e Janicasë, asnjëherë nuk e ka besuar ate qe i thane mjeket. Sipas saj, pretendimi i stafit mjekesor se foshnja kishte lindur i vdekur ka qene i pabesueshem, por kushte te tjera e kane penguar qe te kerkoje ne shtetin grek femijen e saj. Ajo ka kerkuar ndihmen e Avokatit te Popullit per te shuar kete dyshim dhe per te mesuar fatin e vertete te foshnjes se saj

“I kërkoj Avokatit të Popullit të më gjejë fëmijën. Ndoshta fëmija im jeton në Greqi. Atij mund t’i kenë marrë organet pas lindjes”, pretendon 47-vjeçarja.

Gruaja ka qene nje prej deshmitareve kyçe qe zbuloi rrjetin e trafikut te femijeve te porsalindur ne Greqi, te cilet ishin kryesisht nga komuniteti rom dhe egjiptian.

Top Channel