Ambasadori i SHBA Alexander A. Arvizu organizoi një ceremoni për të
shënuar dhurimin e një numri të konsiderueshëm pajisjesh mbrojtëse për
agjencitë e zbatimit të ligjit, si dhe materiale për arsimin fillor, me
vlerë 158,000 dollarë. 

Të pranishëm në ceremoni ishin Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj.  

Kjo ceremoni ishte rezultati i përpjekjeve të përbashkëta të Gardës Kombëtare të New Jersey-t, Policisë së New Jersey-t, Departamentit të Sherifit të Kontesë Bergen dhe Zyrës për Marrëdhënie Dypalëshe në Komandën Europiane të Ushtrisë së SHBA, si dhe ICITAP, Programi i Asistencës për Trajnim në Hetimin e Krimit Ndërkombëtar.  

Jelekët dhe helmetat do t’i shpërndahen njësive policore në gjithë Shqipërinë, përfshirë RENEA-n, Forcat e Reagimit të Shpejtë, Operacionet Speciale si dhe per Skuadrën e Eleminimit të Mjeteve Shpërthyese.

Top Channel