Jack Nicholson, një përdorues i rregullt droge

20/09/2013 00:00

Jack Nicholson ka qenë një përdorues i rregullt droge në vitet e para të karrierës së tij. Kështu shkruhet në biografinë e aktorit të famshëm hollivudian, tashmë 76-vjeçar.

Sipas kësaj biografie, të shkruar nga Marc Elliot, Nicholson nisi përdorimin e LSD-së në fillim të viteve ’60 dhe gjithashtu ka përdorur marijuanë dhe kokainë.

“Eksperiencat e Jack Nicholson me drogën i ndryshuan jetën atij. Pasi e provoi për herë të pare, ai mendonte se kishte parë Zotin”, shkruan Elliot.

Vetë aktori ka pranuar në intervista të mëparshme se substancat e paligjshme e kanë ndihmuar të jetë më kreativ në punën e tij.

Top Channel