Bllokohet pallati tek Ekonomiku

18/09/2013 00:00

Policia e Tiranës mbështeti Inspektoriatin e Ndërtimit për pezullimin e punimeve për 2 objektet në ndërtim afër Fakultetit Ekonomik të Tiranës që u bë shkak edhe për një protestë disaditore të studentëve të këtij fakulteti, të cilët kanë pezulluar mësimin në shenjë proteste kundër ndërtimit të këtyre ndërtesave.

Drejtuesi i Inspektoratit të Ndërtimit ka debatuar me administratorin e objekteve që pretendon se është në përputhje me ligjin në ndërtimin e objektit.

Dekani i këtij fakulteti, Sulo Hadëri thotë se vendimi i marrë prej inspektoratit dhe policisë është në zbatim të ligjit. Por për pronarin e objektit vendimi është dhënë edhe nga gjykatat shqiptare.

“Dëshiroj që në emër të studentëve dhe pedagogëve të Fakultetit të Ekonomisë një falenderim të madhe për Policinë e Shtetit për këtë ndërhyrje në zbatim të ligjit dhe në mbrojtje të territoreve tona”, tha dekani Hadëri.

Leja e ndërtimit është dhënë prej disa vitesh dhe sipas fakultetit asaj i kishte skaduar afati kur rifolloi punë. Megjithatë beteja ligjore vazhdon ende.

Top Channel