Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të mërkurë Policia greke shkatërroi një organizatë kriminale shqiptare që
falsifikonte dokumenta. Organizata, sipas saj, kishte mbushur Greqinë,
por edhe vende te tjera europiane me mijëra dokumenta të falsifikuara,
cilësia e të cilave konsiderohet tepër e larte.
Zyrtaret thone se nje pjese e madhe e ketyre dokumentave prodhoheshin ne Shqiperi dhe ne vazhdim dergoheshin ne Athine ku edhe shiteshin, ndersa pjesa tjeter prodhohej ne nje laborator te organizates ne Athine.
Deri mesditen e se henes jane arrestuar tre shtetas shqiptare, ndersa jane shpallur ne kerkim edhe dy irakiane.
Policia greke sqaron se nepermjet irakianeve, dokumentet e rreme shiteshin ne treg. Kryesisht ato perdoreshin prej emigranteve te huaj qe kerkojne te largohen nga Greqia drejt vendeve europiane dhe SHBA-ve. Ekspertet e kriminalistikes e konfirmojne se cilesia e dokumentave te prodhuara eshte shume e larte.
Vlen te permendet qe midis dokumentave te sekuestruara,gjenden patenta dhe pasaporta shqiptare. Mijera pulla vizash,leje greke qendrimi si dhe karta identitei greke dhe te vendeve europiane. Policia thote se xhiroja e organizates kalonte 10.milione euro.
Top Channel