Qëndrimi para ekranit të televizorit apo kompjuterit me orë të zgjatura,
si dhe përdorimi i telefoneve apo tabletëve nga femijet u ka shkaktuar
atyre dëmtime të shikimit që në moshë të vogël.

Për herë të parë kete vit, per te regjistruar femijen ne klase te pare, kerkohet edhe vizite tek okulisti dhe   kjo ka nxjerre ne pah nje numer te madh femijesh me demtime te shikimit.

“Në 10 fëmijë që ekzaminohen, dy deri në tre kanë probleme që janë shkaktuar si pasojë e përdorimit të teknologjisë moderne. Fëmijët nuk duhet të qëndrojë përpara kompjuterit, televizorëve me orë të zgjatura, sepse sytë e fëmijëve deri në moshën 10 vjeç nuk janë formuar.Fëmijët me probleme duhet të korrigjohen sa më parë”, thotë Suzana Zhuka, okuliste.

Mjeket okuliste shprehen kritike ndaj prinderve, te cilet nga padija, por shpesh duke iu nenshtruar egos se tyre karrieriste, nuk merren me femijet dhe u blejne gjithçka ofron teknologjia qe te kalojne kohen me to.
Nderkohe qe rekomandohet vetem 30 minuta qendrim i fëmijëve para ekranit të televizorit, për të parë një emision për moshën e tyre.

“Deri në moshën 10-vjeçare nuk duhet t’i blejmë kompjuter, tabletë apo mjete të teknologjisë së fundit. Fëmija duhet të shohë programin në televizor gjysmë ore dhe vetëm kaq. Nëse një fëmijë dy-tre vjecar e vendos përpara një ekrani për orë të tëra, atëherë do të ketë probleme. Prindërit duhet të kalojnë më shumë kohë me fëmijët e tyre”, thotë okuliste Zhuka.

Dhe perveçse nuk kujdesen per mirerritjen e femijeve ka dhe nga ata prinder qe neglizhojne edhe kete vizite te femijes, qe per here te pare kerkohet me detyrim. Mjekja tregon se ata kerkojne nje rekomandim fiktiv.

“Ka shumë raste që prindërit bashkëpunojnë me ne, por ka edhe raste që prindërit e keqkuptojnë dhe mendojnë se duhet vetëm të vendoset një firmë. Kjo nuk është diçka formale, por duhet bërë ekzaminimi i domosdoshëm”, thotë Zhuka.

Femijet shqiptare pjesen me te madhe te dites e kalojne para kompjuterit apo neper internet kafe, te cilet duhen evituar thone okulistet pasi  ato jane hapur neper bodrume ku nuk kane drite mjaftueshem dhe pervec kesaj frekuentohen bashke me te rritur ku pihet dhe duhan. Nje nxenes i sistemit parauniversitar sipas tyre rekomandohet te shikoje nje ore programin apo nje film te moshes se tij.

Top Channel