Dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë arrestuar të mërkurën bashkë me tre persona të tjerë me urdhër të një prokurori të EULEX-it, njofton misioni evropian për sundim të ligjit në Kosovë.

“Të dyshuarit janë arrestuar për një seri akuzash, duke përfshirë ato për shpërdorim të pozitës zyrtare, mitmarrje, ushtrim të ndikimit, dhënie të ndihmës autorëve të veprës penale, shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe zhvatje”, thuhet në njoftimin e EULEX-it.

Në dokumentin në fjalë thuhet gjithashtu se, me urdhër të gjykatës janë bastisur zyrat dhe banesat private të disa prej personave të arrestuar.

Arrestimet janë kryer nga ekipi mobil i EULEX-it, në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës dhe Policinë e Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA