Kundër-reforma, libri i ri i Henri Cilit

10/09/2013 00:00

“Kundër-reforma” është botimi i fundit i analistit Henri Cili, me parathënie të Mustafa Nanos.

Një shpjegim subjektiv, siç e cilëson autori, i zgjedhjeve të 23 Qershorit.

“Enigma mbi rezultatin drastik të 23 Qershorit nuk është rezultat i gabimeve të një qeverisjeje apo rezultat i fundit të ciklit të një lideri si Sali Berisha, por grumbullimi i një shumice që unë e quaj si “kundër-reforma”. Këtë grumbullim Edi Rama e shfrytëzoi me shkathtësi dhe arriti këtë rezultat”, shpjegon Cili.

Por edhe ide për qeverisjen e re: “Populli ka votuar dhe tani ka një kontradiktë që duhet menaxhuar nga kryeministri i ri. Edi Rama është reformator për nga natyra, por nga ana tjetër duhet të përfaqësojë një shumicë anti-reformë. Zgjidhja, sipas meje, është se sa më shumë ta “tradhëtojë” shumicën, aq më të mira do të bëjë për shqiptarët.”

“Libri është një dedikim kushtuar liberalëve të vjetër dhe atyre të rinj. I kushtohet Gramoz Pashkos, Arben Imamit, Preç Zogajt, Spartak Ngjelës, Adri Nurellarit, Blendi Kajsiut dhe Ermal Hasimjes, me të cilët gjatë këtyre viteve kemi bërë disa aksione politike në funksion të reformizmit në Shqipëri”, shtoi Cili.

Top Channel