Ettore Sequi, kreu misionit të BE-së në Tiranë e nisi javën me një takim
30-minutësh në selinë e PS me Kryeministrin e zgjedhur Edi Rama, ku
janë diskutuar detajet e fundit të vizitës së Ramës në Bruksel.

Vizita e pas 7 diteve e cilesuar prej Rames dhe Sequi si tejet e rendesishme pritet t’i jape një impuls të ri zhvillimeve që lidhen me procest integruese.

“Pa asnje dyshim do te diskutojme per ecurine e metejshme te procesit te integrimit europian ne funksion te nje Shqiperie qe duhet te jete anëtare e denje e ketij Bashkimi Europian, por edhe njekohesisht nje vend europian ketu ne Atdheun e tone me ligjet e duhura me institucionet e duhura me sherbimet e duhura. Eshte nje moment jashtezakonisht i rendesishem eshte momenti qe treni i Europës të vazhdoje te largohet prej nesh por per ta kapur ate nje ore e me pare dhe per te hyre ne nje faze te re te procesit te integrimit europian,” u shpreh Rama.

Kryediplomati europian dha detajet e takimeve te Rames ne Bruksel.

“Ne patem nje takim te frytshem ku pata mundesine qe t’i prezantoja Kryeministrit te zgjedhur te gjitha ato takime qe do te zhvillohen gjate vizites se ardhshme ne Bruksel me te gjithe shefat e institucioneve europiane, zotin Fyle, zotin Barroso, zotin Van Rompuy, Zotin Martin Schulz dhe Lady Ashton. Kjo eshte nje vizite tejet e rendesishme. Ne jemi shume te kenaqur dhe te lumtur qe kjo vizite e pare e zotit Rama jashte Shqiperise zhvillohet ne Bruksel. Kjo eshte edhe prova qe verteton rendesine e madhe qe i jep Qeveria e re procesit te rendesishem te integrimit europian te Shqiperise”, tha Sequi.

Ambasadori Sequi theksoi se gjate bashkebisedimit me Ramen, kryeministri i zgjedhur ka shprehur shume qarte vendoshmerine dhe angazhimin e kesaj qeverije ne rrugetimin e Shqiperise drejt BE-së. “Ne kemi besim,- tha Sequi,- se me kete vendoshmeri progresi do te ece ne menyren e duhur.”

Top Channel