Gjirokastër, flakët djegin masivin me pisha

09/09/2013 00:00

Prej më shumë se dy orësh, flakët po shkatërrojnë kurorën me pisha pranë liqenit të Viroit në Gjirokastër.

Flakët kanë shpërthyer pak pas mesditës së hënë dhe pasi kanë djegur thuajse krejtësisht kurorën e parë me pisha, kanë prekur edhe të dytë.

Zjarrfikësit e kanë të pamundur ndërhyrjen për shkak të terrenit të vështirë. Dhjetra qytetarë, por dhe zjarrfikës po përpiqen të vënë nën kontroll me mjete rrethanore flakët, megjithatë kjo është shumë pak ndaj kërkohet ndërhyrja nga ajri.

Masivi i pishave pranë liqenit të Viroit në Gjirokastër është hapësira më e madhe e gjelbërt që ka qyteti dhe djegia e saj shkakton një dëm të pariparueshëm.

Top Channel