Ushtria amerikane godet tre anije të dyshuara për trafik drogë në Oqeanin Paqësor, të paktën tetë persona të vrarë
Të paktën katër pjesëtarë të inteligjencës afgane humbën jetën pas sulmit vetvrasës me bombë në zyrat qendrorë të këtij shërbimi në provincën e Uardakut.
Sic njoftohet nga autoritetet vendase sulmi ishte i mirëkoordinuar dhe në total ishin 6 kamikazë. Por vetëm njëri prej tyre mundi të hedhë veten në erë brenda zyrave qendrore të shërbimit të inteligjencës, ndërsa 5 të tjerë u qëlluan për vdekje në distancë.
Raportohet se numri i plagosurve si pasojë e shpërthimeve është të paktën 100, pjesa më e madhe e të cilëve civilë.
Në një ngjarje tjetër, raportohet se avionët e NATO-s vranë 15 vetë gjatë një bombardimi në provincën lindore të Kunarit. Nëntë prej viktimave thuhet se janë civilë. Por një zëdhënës i NATO-s, tha për BBC se gjatë sulmit janë vrarë 10 militantë dhe s’kishte raportime për viktima në civilë.
Top Channel