Sali Berisha drejtoi mbledhjen e fundit të Qeverisë, përpara se, të
hënën, të nisin procedurat kushtetuese të rotacionit politik. 

Gjate mbledhjes u miratuan doreheqjet e zevendesministrave dhe se shpejti, Kryeministri Berisha do t’i paraqesë presidentit dorëheqjen formale të kabinetit për të qendruar në detyre deri në momentin, kur Parlamenti të votëbesoje Kryeministrin e ri, Edi Rama.

Por perpara se te kryhen keto procedura kushtetuese, Sali Berisha zgjodhi qe, ne mbledhjen e fundit te Qeverise se tij, per rreth 100 minuta, te vere ne dukje ato qe i cileson arritjet kryesore te shqiptareve gjate 8 viteve te qeverisjes se tij.

Duke patur si objektiva madhore integrimin euroatlantik te Shqiperise dhe Shqiperine vend i zhvilluar, Kryeministri Berisha, permendi anetaresimin ne NATO, liberalizimin e vizave, firmosjen e Marreveshjes se Stabilizimit-Asociimit me Bashkimin Europian. Arritje, qe sipas tij, i dhane shqiptareve dinjitetin qe meritonin, pavaresisht se, siç thote Sali Berisha, te gjitha keto procese kishin kundershtar kryesor publik, Kryeministrin e ardhshem Edi Rama, qe pengoi qellimisht marrjen e statusit te vendit kandidat per dy vjet rresht.

“Ju keni votuar dhe keni marre vendimin tuaj. Dhe me keto fjale nuk kam asnje qellim tjeter perveçse asaj qe te uroj qe personi qe votuat dhe qe do te ulet ne kete karrige pas pak ditesh, te mos perdore interesat meskine te pushtetit te tij per te bllokuar kete proces jetik per shqiptaret. Ne qendrojme fuqishem ne mbeshtetje te procesit te integrimit dhe ju garantoj se edhe ne opozite do te jemi mbeshtetes te pamposhtur te ketij procesi,” tha Berisha.

Kryeministri Berisha shprehu bindjen se ne baze te arritjeve per integrimin euroatlantik te vendit ishte lufta kunder korrupsionit, te cilen ai e lidh me çdo reforme te ndermarre per te bere Shqiperine nje vend te zhvilluar, per te rritur pagat dhe pensionet, per te terhequr investimet e huaja, per te transformuar infrastrukturen e vendit, per te hapur vende te reja pune. Dhe mbi te gjitha per te ruajtur rritjen ekonomike pozitive ne kulmin e krizes europiane dhe boterore.

Kryeministri Berisha thote se, pavaresisht perpjekjeve te vazhdueshme, Shqiperia eshte ende larg per te fituar betejen me korrupsionin, por ai shfaqi si shqetesim aktual mungesen e vullnetit te Qeverise se ardhshme per ta bere kete.

“Nga kjo salle do t’u shtroj nje pyetje shqiptareve, atyre qe votuan pro mazhorances se re, ose kunder, ose qe nuk votuan fare. A mund t’i thone vetes a kane degjuar qofte edhe nje nocion te vetem nga Edi Rama si do te luftoje ai korrusionin? Zero. Askush nuk mund te artikuloje qofte edhe nje zotim te vetem prej tij per luften kunder korrupsionit. Sepse ai ulet ne kete karrige me nje pallat dhe nje vile per te cilen nuk ka deklaruar qofte edhe nje qindarke, eshte akuzuar ne menyren me te përsëritur mr 20 per qind dhe ka perzgjedhur ne kete kriter pjesen derrmuese te kabientit te tij. Prandaj, ai nuk thote asnje mase per luften kunder korrupsionit,” tha Berisha.
 
Duke bere kujdes qe te bente kontrastin mes arritjeve te Qeverise se tij ne cdo fushe te rendesishme dhe premtimeve elektorale te kryeministrit te ardhshem Edi Rama, Sali Berisha, theksoi bindjen e tij se rreziku i deshtimit te Qeverise se ardhshme eshte 95 per qind, pasi sipas tij, fitorja e zgjedhjeve u bazua mbi premtime mashtruese.

“Te premtosh shendetesi falas, pa kontribute, dmth te premtosh falimnetimin e ketij sistemi. Ne do te ishim te lumtur, po te ishte e vertete, por te lumturosh te tjeret me te paverteta, mban pergjegjesi shume te rende. Ne nuk mund te premtojme kurre ato qe premtoi piktori, i cili beri premtime ‘alla’ Papandreu dhe tani ia ka mbathur e nuk dihet ku eshte.  Shqiperia, secili prej jush te dashur qytetare, do te keni probleme shume serioze. Ne do te bejem gjithka te bejme avokatine tua. T’u thuash shqiptareve se do te beje shendetesi falas, legalizime falas, ish- te perndjekurve se do te shperbleje per dy vite, 95 perqind te shqiptareve se do te ule çmimet, keto jane premtime te embla, por nuk po i degjoni t’i shqiperoje. Flet per cdo gje tjeter, por jo per to. Ne qendrojme garant i mbrojtjes se dinjitetit tuj dhe kete do ta bejme me vendosmeri,” kujtoi Berisha.

Top Channel