Kur mbushen plot 15 vjet nga vrasja e Dëshmorit të Demokracisë, Azem
Hajdari, eshtrat e tij do të zhvarrosen nga varrezat e Sharrës për t’u
vendosur në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.
Me iniciativën e Bashkisë së Tiranës, një komision i posaçëm do të merret me zhvendosjen e tij drejt Varrezave të Dëshmorëve të Kombit.
Eshtrat e Azem Hjadarit do të zhvarrosen më datë 11 shtator dhe më 12 shtator, dita kur ai u vra 15 vjet më parë eshtrat e tij do të vendosen në hollin e Muzeut Kombëtar ku do të mbahet një ceremoni homazh për nder të tij. Ceremonia përkujtimore do të nisë në orën 09:30 dhe do të mbyllet në orën 12:00, kur eshtrat e tij do të përcillen në Varrezat e Dëshmorëve ku do të zhvillohet ceremonia e rivarrimit.
Azem Hajdari u vra më 12 shtator 1998 përpara selisë së PD. Në vitin 2002, Azem Hajdari u dekorua nga Presidenti i asaj kohe, Alfred Moisiu, me urdhrin “Nderi i Kombit”.
Top Channel