Rama çel zyrën e deputetit në Vlorë

04/09/2013 00:00

Kryeministri i ardhshëm, Edi Rama ka qenë sot në qytetin e Vlorës ku ka
çelur zyrën e deputetit, ashtu siç kishte bërë të ditur më parë.

Përmes një mesazhi të postuar në rrjetin social Facebook, Rama është shprehur se ka mbetur i impresionuar nga tre të rinjtë të cilët janë shpallur fitues për menaxhimin e zyrës.

“Sapo u çel zyra e deputetit në Vlorë. Shumë i mbresuar nga tre të rinjtë fitues të konkursit për administrimin e zyrës. Rilindje Vlora”, shkruan Rama në FB.

Qindra të rinj morën pjesë në konkursin për t’u bërë anëtarë të skuadrës drejtuese të kësaj zyre, hapja e së cilës ishte lajmëruar nga kryeministri i ri që në muajin gusht.

Sipas Ramës, kjo zyrë nuk do t’u mbivendoset zyrave të shtetit dhe nuk do të trajtojë çështje të kompetencës së shtetit, por do të jetë një urë lidhëse me qytetarin.

Top Channel