“Lëkundet” Franca, rezistencë anti-luftë në SHBA

04/09/2013 21:10

Opozita franceze është e vendosur që të bëjë një rezistencë të fortë ndaj planeve të presidenti Hollande për të mbështetur një sulm të mundshëm amerikan mbi Sirinë.

Ndonëse e djathta në opozitë nuk ka formular një qëndrim të qartë kundër luftës, ashtu siç ndodhi në Britani, blloku i kryesuar nga Christian Jacob ka theksuar se do të pranojë ndërhyrjen vetëm nëse ajo bëhet me mandat nga ana e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

“Nëse Hollande do të bashkohet në një sulm të paligjshëm ndaj Sirisë, atëherë blloku ynë do të jetë i detyruar që të tërhiqet nga bashkëpunimi me qeverinë”, deklaroi Jacob.

Pozicioni i qartë i qendrës së djathtë u bë i qartë gjatë një debati në Asamblenë Kombëtare në Paris.

Ndërkohë, pas “ofensivës” së suksesshme të parë të Obamës për të siguruar mbështetje në Kongres për luftën, me folën e Dhomës së Përfaqësuesve, John Boehner që u solidarizua me presidentin, duket se edhe në SHBA po formohet një rezistencë serioze anti-luftë.

Deri më tani, vetëm 21 senatorë janë shprehur në mbështetje të luftës, 12 të tjerë, përfshi edhe figura kyçe si Rubio kanë shpallur votën e tyre kundër, ndërsa 67 mbeten të pavendosur.

Në rezistencën kundër ndërhyrjes, në Shtetet e Bashkuara mund të luajë një rol të rëndësishëm edhe opinioni popullor, ku 60% e amerikanëve nuk e dëshirojnë këtë konflikt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA