Braçe: Berisha po bën nderet e fundit

04/09/2013 19:20

Deputeti socialist Erjon Braçe ka akuzuar sërish kryeministrin në ikje Sali Berisha, se në ditët e fundit që i kanë mbetur po dëmton interesat ekonomike të vendit.

Përmes një mesazhi të postuar në rrjetin social Facebook, Braçe thotë se Berisha po favorizon klientelën e tij me vendime që sipas tij kanë një kosto të shtrenjtë.

“Sali Berisha, kryeministri i mundur. Nuk e mbajti mbledhjen e Qeverisë së pushuar nga puna sot!! Ka një mal me vendime mbi tavolinë!! Janë nderet e fundit dhe kushtojnë shtrenjtë!!

Po monitoroj njërin prej tyre: Përsëri në naftë, përsëri në favor të privatit dhe në dëm të shtetit, përsëri miliona euro dëm ekonomik vendit.

Zullumi i javëve të fundit po trashet shumë! Nuk do ketë prokuror që të bëjë sikur s’e sheh!”, thotë Braçe në mesazhin e tij.

Top Channel