Gjatë vizitave në disa prej zonave më të mëdha informale në vend, urbanistët, e ftuar nga Partia Socialiste për të marrë pjesë në konferencën “Shqipëria e Gjeneratës tjetër”, arkitektët dhe urbanistët e huaj kanë parë me sytë e tyre situatën, në të cilën ndodhen këto dy zona mjaft të rëndësishme në Tiranë dhe qytetin bregdetar të Durrësit.

Ata kanë shkëmbyer mendime me zotin Rama dhe ekspertët që i shoqëronin, për mënyrat se si mundet që këto pika nevralgjike të transformohen rrënjësisht, për t’i kthyer ato në një industri që do të prodhojë punësim dhe të mira materiale.

Në një prononcim për mediat pas takimit, kryeministri i ardhshëm Edi Rama, edhe një herë ka shprehur vendosmërinë për goditjen e atyre zhvillimeve që kanë dëmtuar territorin, por gjithashtu hartimin e një plani në funksion të turizimit.

“Padyshim që, një nga prioritetet e vitit të parë do të jetë goditja pa asnjë kompromis, ndaj të gjithë atyre zhvillimeve që kanë dëmtuar territorin, duke filluar nga bregdeti, por njëkohësisht edhe nisja e punës intensive për një zhvillim harmonik, të qëndrueshëm, ekonomik, social dhe urban, në funksion të një turizmi, që nuk mund të bazohet më në shifra të sajuara, apo duke u ngushëlluar me prurjet, që vijnë natyrshëm drejt bregut, por që duhet të kthehet në një industri për të prodhuar punësim dhe të mira materiale”, u shpreh Edi Rama.

Arkitektët dhe urbanistët e ardhur nga vende të ndryshme të botës do të marrin pjesë, më datat 26-27 gusht, në konferencën “Shqipëria e Gjeneratës tjetër”, që është organizuar nga Partia Socialiste.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA