Një urdhër i ministrit të Shëndetësisë, i firmosur në 12 gusht të këtij
viti i kërkon Qendrës Kombëtare të Kontrollit të Barnave të mos
regjistrojë asnjë medikament pa deklaratën e aplikuesit, që prodhuesi
merr përsipër vendosjen e pullës në vendin e prodhimit.

Por një gje e tillë pritet të shkaktojë kaos në tregun farmaceutik, ashtu sikurse ndodhi pak ditë më parë, kur kamione me medikamente mbeten me ditë të tëra në dogana, pasi nuk kishin blerë pullën fiskale të kompania koncesionare e ta dërgonin atë nëpërmjet postës për t’u vendosur nga kompania që prodhon medikamentin.

“Pasi dështuan të gjitha këto përpjekje absurde, së fundi ka dalë ky urdhër i Ministrit të Shëndetësisë, i cili i vë kapak të gjitha marrëzive dyvjeçare të këtij procesi. Ky urdhër është diskriminues. Amullia në tregun farmaceutik do të vazhdojë, i humbur në këtë proces është vetëm pacienti dhe konsumatori shqiptar, i cili nuk ka mundësi për të siguruar barnat.Fitimtar i këtij procesi është koncesionari i përcaktuar me ligj, por edhe me ‘Maliq’, që në vitin 2009”, thotë Arjan Jaupllari, nga Urdhëri i Farmacistëve.

Ministri i Shendetesisë Halim Kosova tha se urdheri i firmosur prej tij do te kete efekte per medikamente te reja qe do te kerkojne te futen ne tregun shqiptar, pasi medikamentet baze jane tashme te regjistruara.

“Udhëzimi thotë që çdo ilaç që do të regjistrohet këtej e tutje duhet të ketë garancinë këtej e tutje që do ta shoqërojë më këtë pullë. Këto janë përpjekje për të rritur sigurinë në tregun farmaceutik, por çdo gjë do të sigurohet sipas momentit”, thotë ministri Kosova.

Kosova tha se po angazhohet maksimalisht per zgjidhjen e situates ne Spitalin Ushtarak, nderkohe deklaron abuzime te medha per te cilat do t’i drejtohet Prokurorise ne lidhje me mirembajtjen e aparaturave ne spitale siç eshte mosfunksionimi i skanerit atje dhe ne raste te shpeshta ne QSUT.

“Deri në momentin e fundit që do të jem ministër Shëndetësie do të jem përkrah personelit mjeksor kudo që ai ka vështirësi. Abuzimet më të mëdha kanë ndodhur me mirëmbajtjen me aparaturës mjekësore, ku ajo është shumë e ndërlidhur edhe me ndërgjegjjen e atij që e përdor. Abuzimet jashtëzakonsht të mëdha janë bërë me mirëmbajtjen e aparaturave mjekësore”, tha Kosova.

Ministri Kosova mori pjese ne perurimin e sistemit te miremenaxhimit te vizitoreve ne maternitetin ‘Mbreteresha Xheraldine’, nje projekt ky i USAID.

Top Channel