Milan, Robinho nuk rekuperon për PSV-në

17/08/2013 00:00

Një lajm i mirë dhe një i keq për Milanin në kuadër të ndeshjes së parë të play-off-it ndaj PSV Eindhoven, takim që do të luhet ditën e martë në Hollandë.

Mario Balotelli është stërvitur rregullisht me skuadrën dhe do të jetë i gatshëm ndaj PSV-së, por Robinho nuk ka rekuperuar dëmtimin muskular dhe me shumë mundësi nuk do të jetë në dispozicion të Allegri-t për sfidën e parë.

Ndërsa mbrojtësi Mattia De Sciglio ka bërë stërvitje të diferencuar dhe stafi i kuqezinjve shpreson që ta ketë në dispozicion ndaj hollandezëve në transfertën e Eindhovenit.

Top Channel