Atletikë, Bolt dominon edhe 200 metrat
17/08/2013 00:00
Usain Bolt ka fituar një tjetër medalje të artë në Botërorin e Atletikës që po zhvillohet në Moskë të Rusisë.
Pas fitores në garën e 100 metrave, atleti xhamajkan ka fituar me lehtësi edhe atë të 200 metrave me kohën 19.66.
Bolt la pas xhamajkanin tjetër Warren Weir (19.79) dhe amerikanin Curtis Mitchell (20.04).
Ky është titulli i shtatë botëror për Usain Bolt.
Top Channel