Tenis, rikthehet klasikja Nadal-Federer

16/08/2013 13:50

Rafael Nadal mposhti bullgarin Dimitrov, në raundin e katërt të Masterit të Cincinnatit dhe do të ritakojë në çerekfinale rivalin e tij historik, tenistin më të suksesshëm të të gjitha kohërave, Roger Federer.

Një turne me sipërfaqe të fortë (mbi tartan), Nadal tregoi pasiguri në setin e dytë, por arriti të fitonte me rezultatin e përgjithshëm 6-2, 5-7, 6-2.

Nadal, i cili tashmë është ngjitur në vendin e tretë në botë, luan ndaj Federerit, i cili fitoi në mënyrë pothujse identike në rezultat ndaj gjermanit Tommy Haas, 6-1, 5-7, 6-2.

Novak Djokovic dhe Andi Murray gjithashtu u kualifikuan gjatë ditës për në çerekfinale, ndërsa surpriza më e madhe ishte eliminimi i spanjollit David Ferrer.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA