Të kesh futbollin në gjak
16/08/2013 00:00
Dy ditë para fillimit të kampionatit spanjoll, nga mediat sportive iberike vjen një fotografi spektakolare nga stërvitja e Real Madrid në stadiumin “Santiago Bernabeu”.
Muskulatura e portugezit Cristiano Ronaldo dhe damarët që duken qartë tregojnë sforcimin e përkushtimin e yllit të madrilenëve në seancat stërvitore, përkushtim që i ka dhënë frytet e veta në 199 ndeshjet ku Cristiano ka shënuar 201 gola me fanellën e bardhë.
Top Channel