Ronaldo: Rinovimi nuk më shqetëson

16/08/2013 13:20

Në një kohë në të cilën vëmendja e shtypit sportiv dhe klubeve të mëdha të futbollit botëror është përqendruar tek goditjet e merkatos, Cristiano Ronaldo fiton një vëmendje të papritur mediatike.

I përfshirë në një debat të ashpër dhe të papritur verbal me Mourinhon, ish-trajnerin e tij, në një intervistë për të përditshmen spanjolle “AS”, portugezi komentoi shumë çështje të aktualitetit, përfshi të ardhmen e tij madrilene.

Sezoni i shkuar, objektivat e rinj – “Është e qartë që sezoni i shkuar ishte zhgënjyes pasi fituam vetëm Superkupën. Do të përpiqemi në këtë sezon të fitojmë titullin dhe Champions. Do të jetë vështirë, por kemi një ekip të mirë dhe një trajner të madh, prandaj është e qartë që do të tentojmë”.

Polemikat me Mourinhon – “Nuk do t’i përmend emrin. Siç ju thashë, nuk ka ndërmend të flas më për këtë njeri”.

Rinovimi i kontratës – “Kam edhe dy vjet me Realin. Rinovimi nuk është diçka që më shqetëson në këtë moment. Gjërat ndodhin në mënyrë të natyrshem dhe herët apo vonë do të vijë edhe kjo çështje në vëmendjen tonë”.

Rekordi i golave – Vit pas viti shpresoj të shënoj më shumë, por nuk i fiksoj vetes një objektiv. E sigurt është që do të bëj gjithçka që të përmirësohem, jam shumë ambicioz.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA