Paris SG interesohet për Di Marian

16/08/2013 13:30

Merkatoja e Paris SG nuk është mbyllur ende dhe objektivi i ri që sheikët e klubit francez kanë vendosur në shënjestrën e tyre është mesfushori i Realit të Madridit, Angel di Maria.

Ndonëse ende në fazën e interesimit, oferta pariziene pritet të konkretizohet shumë shpejt, veçanërisht nëse në klub do të mbërrijë Gareth Bale, duke e ngushtuar kështu edhe më shumë hapësirën e minutave për argjentinasin.

Tek Reali, ndonëse Di Maria konsiderohet një futbollist i vlefshëm, pas një investimi që mund të mbërrijë në më shumë se 100 milionë euro, duket se klubi do të ishte i kënaqur të rikuperonte një 40-50 milionë euro të shpenzuar, nëpërmjet shitjes së një futbollist tashmë jotitullar i sigurt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA