”Sa më shumë kalon kohë, aq më pak interesante bëhet kjo mundësi. Nëse nuk do të bien dakord menjëherë, Honda do të mbërrijë tek Milani në janar me parametra zero”.
Këto janë fjalët e fundit dhe të qarta të administratorit të përgjithshëm të Milanit, Adriano Galliani, për tratativën disa javore me CSKA Moskën, për futbollistin Keisuke Honda.
Kontrata e japonezit me gjigantët rusë skadon në muajin janar dhe Milani bën të qartë se nëse CSKA nuk do të pranojë “ofertën” për të lejuar futbollistin të ndërrojë klub pa para, atëherë gjithsesi do ta humbë pa para tre muaj më pas.
Megjithatë, ultimatumi i Gallianit duket se diktohet edhe nga fakti se mbeten edhe tre ditë për të regjistruar Hondën apo këdo futbollist tjetër në listën e 25 të federuarve për të luajtur në Champions League.
Top Channel