Luiz Gustavo largohet nga Bayern

16/08/2013 00:00

Luiz Gustavo është transferuar tek Wolfsburg pas një aventure 2-vjeçare tek Bayern Munchen.

Mesfushori brazilian ka nënshkruar një kontratë me Wolfsburg për 5 vitet e ardhshme pasi e pa veten pa hapësira në skuadrën e drejtuar tashmë nga Pep Guardiola dhe në prag të botërorit që do të luhet në vendlindjen e tij vendosi që të ndryshonte ekip për të mos rrezikuar vendin tek “Seleçao”.

Futbollisti ndiqej edhe nga Inter e Napoli.

Wolfsburg u mund në ndeshjen e parë të Bundesligës për këtë sezon nga Hannover 96 dhe të shtunën do të përballet me Schalke 04 në javën e dytë të kampionatit gjerman.

Top Channel