Elbasan, një përmendore për të rënët

16/08/2013 00:00

Elbasani, qyteti me dy kala ka vendosur ta tregoje me vepra arti
historine dhe lashtësinë e tij. Bashkia e këtij qyteti ka nisur
vendosjen e një tjetër përmendoreje që do të dëshmojë për vlerat dhe
historinë e popullit elbasanas.

Kjo permendore u kushtohet të rënëve për liri. Kryetari i Bashkise, Qazim Sejdini shprehet se synimi i tij si drejtues i qytetit është ta bëjë historinë të flase përmes veprave te artit.

“Ne jemi duke vendosur një përmendore, e cila shpreh më së miri, jo thjesht kujtimin e të rënëve, jo thjesht kujtimin e të persekutuarve, por shpreh faktin që pavarësisht se u rrëmbye liria, pavarësisht se u rrëmbye jeta e lirë, mendimi i lirë, por trurin nuk ia hoqi kush shqiptarit”, tha Sejdini.

Qyteti i Elbasanit numeron sot disa vepra te tilla arti siç eshte monumenti per popullin çam, memoriali per arsimtaret, si dhe nje sere permendoresh per figura te njohura te historise. Se fundmi lashtesine e ketij qyteti e tregon edhe zbulimi i nje tjeter kalaje perveç asaj ekizistuese, si dhe mozaiku i zbuluar ne qender te qytetit.

Top Channel