Ronaldo, sulm surprizë Mourinhos

15/08/2013 15:20

Mesfushori i Realit të Madridit dhe Portugalisë, Cristiano Ronaldo, lëshoi një sulm surprizë ndaj ish-trajnerit të tij, Jose Mourinho.

I pyetur për trajnerin, që e stërviti gjatë tre viteve të fundit tek Reali, 27-vjeçari ironizoi duke thënë se “nuk ia vlen të flasësh për një njeri të tillë”.

”Më vjen keq, por nuk do të flas për një njeri të tillë. Nuk ia vlen ta bësh këtë”, deklaroi Cristiano, i rrethuar nga gazetarët pas ndeshjes miqësore të kombëtares portugeze, barazimi 1-1 me Holandën.

Tashmë, Ronaldo duket se mendon vetëm për epokën e re që ka nisur tek Reali. “Më pëlqen të punoj me Ancelottin. Ai është një njeri dhe trajner i madh. Jam i bindur që do të hapë një cikël shumë të suksesshëm tek Reali”, komentoi futbollisti.

Duket se revolta e futbollistit u motivua nga disa deklarata të befasishme të “Special One”, i cili deklaroi për shtyp se ndihej krenar që kishte stërvitur “Ronaldon e vërtetë”, Nazario de Lima Ronaldo, brazilianin e njohur rëndom si “Fenomenin”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA