Sporti, tradicionalisht ka qenë një prej ambientëve më homofobikë.
Megjithatë, ndërsa në të shkuarën disa futbollistë e atletë të sporteve të ndryshme kanë deklaruar orientimin e tyre “jotradicional” seksual, diçka e tillë nuk kishte ndodhur kurrë më parë me një simbol të forcës mashkullore, me një përfaqësues të mundjes amerikane, njohur në zhargonin popullor si “keç”.
Luftëtari Darren Young, në një intervistë për një revistë rozë amerikane, lëshoi “bombën”: “Më shikoni. Jam një superyll i “WWE” (disiplinës së mundjes) dhe për të qenë i ndershëm me ju, po e them një here e mirë, jam homoseksual. Jam gay dhe absolutisht i lumtur, shumë i lumtur me jetën time”.
Ndërsa shndërrohet në keçistin e parë gay të historisë, Young tha se në mendimin e tij, nuk është i vetmi në qarkun e luftëtarëve profesionistë.
Top Channel