Fituesja e Wimbledon, Bartoli, tërhiqet nga tenisi

15/08/2013 15:40

Fituesja e edicionit të fundit të Wimbledon, Marion Bartoli, deklaroi tërheqjen surprizë nga tenisi.

E eliminuar në raundin e dytë të Mastersit të Cincinattit, nga a panjohura rumune Simona Halep, mes lotëve, 28-vjeçarja shpalli vendimin e saj të befasishëm.

”Ka ardhur momenti t’i jap fund karrierës sime. Trupi im, së fundmi nuk është më në gjendje që të përballojë ritmin e lartë të ndeshjeve”, deklaroi dukshëm e prekur, tenistja franceze.

Bartoli, e cila ka mbajtur si pozicion më të lartë numrin shtatë në botë gjatë karrierës së saj, tërhiqet në kulmin e karrierës, pas Wimbledonit të sapofituar, ndërsa në total, ajo ka arritur të fitojë edhe tre tituj Masters.

Nga karriera e saj, Bartoli ka arritur të grumbullojë 11 milionë dollarë fitime, vetëm nga shpërblimet për rezultatet e arritura.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA